Rama: Hapëm grupkapituj e negociatave se lufta ndaj korrupsionit po jep rezultate
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlament në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, iu përgjigj kritikave të opozitës duke theksuar se pa luftën kundër korrupsionit nuk do të kishte hapje të grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.
Ai iu referua statistikave të Eurostat, duke bërë me dije se Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa vendet e tjera të Ballkanit.
Gjithashtu, Rama iu kundërpërgjigj akuzave të Gazment Bardhit, sipas të cilit paratë e pretenduara si të vjedhura nga inceneratorët dhe tenderat mund të kishin shërbyer për rritjen e pensioneve. Kryeministri theksoi se asnjë nga shifrat e pretenduara nga opozita nuk figuron në ndonjë dosje hetimore.
“Duhet të ndani opinionet nga akuzat. Po ju them që Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave dhe ata vlerësojnë se korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë kaq shumë si sot,” tha Rama, duke shtuar se kjo hapje kapitujsh është një tregues i progresit në luftën kundër korrupsionit.
Kryeministri theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë përparim në nivelin e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë. “Eurostat thotë se Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia. Po ashtu, pjesa e shpenzimeve për ushqim ka rënë nga 15% në mbi 40% që tregojnë rritje të të ardhurave reale,” tha Rama, duke cituar edhe Bankën e Shqipërisë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike të vendit.
Duke iu referuar pretendimeve për 450 milionë euro të inceneratorëve, Rama theksoi: “Ky 450 milionë euroshi është thjesht aritmetika e atij që mungon shumë, por nuk figuron asnjëherë në ndonjë dosje hetimore. Gënjeshtrat janë me dhjetëra herë mbi realitetin.”
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit