Rama: Jemi larg kritereve të BE për sigurinë ushqimore, nuk do falim më askënd

16 Janar 2026 | 12:16

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e grupit të PS e vuri theksin tek siguria ushqimore duke thënë se pavarësisht punës së bërë, ende nuk janë arritur standardet e BE.

Rama u shpreh se do të kërkojë një fazë të ndërmjetme, 5 vite pas anëtarësimit në BE, për të plotësuar kriteret për këtë sektor, ndërsa theksoi se nuk do të falet asnjë shkelje në këtë aspekt

“Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme, pas momentit të anëtarësimit, që t’i japim mundësi vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret për të qenë bashkë me familjen europiane. Kjo nuk bëhet ekskluzivisht për ne, është pjesë e mekanizmit të anëtarësimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Kroacia ka negociuar dhe ka arritur të marrë 10 vjet fazë të ndërmjetme për përmbushjen e kritereve në aspektin mjedisor. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen. Në kushtet e sotme, ne jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit  të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore. Po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme, 5 vjet pas anëtarësimit, përgatitjet duhet të fillojnë tani. Rrugët e Shqipërisë ishin dhe tregje ushqimore, edhe thertore. Duke u kthyer pas në vitin 2013, gjëja e gjallë therej në rrugë. Shumë përparim është bërë, por jemi ende larg. Duhet të dimë çfarë do thotë kjo. Në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri, nuk mund të shitet përveçse në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Duhet super punë, por edhe super vendosmëri, për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë. Puna për t’u bërë është shumë e madhe”, theksoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026