Rama: Ka plazhe ku i trajtojnë vizitorët si skllevër, sikur do hanë shkopin e çadrës
Kryeministri, Edi Rama, mbajti këtë të enjte një takim me kryebashkiakët e vendit dhe disa prej ministrave kyç të qeverisjes, ku prezantoi strategjinë e Turizmit për Shqipërinë 2030.
Ai u u ndal tek situata në plazhet e jugut, me theks të veçantë tek Ksamilit.
Ai e cilësoi këtë zonë si një “plazh të dhunuar”, duke vënë në dukje problematika që lidhen me menaxhimin, dendësinë dhe çmimet e vendosura nga operatorët privatë.
“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për t’u pushtuar dhe pastaj për t’u sjellë me turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë,” -u shpreh Rama.
Sipas tij, çmimet e larta për shërbime që nuk justifikohen me cilësinë, si dhe mungesa e hapësirës së lirë në bregdet, po ndikojnë negativisht në përvojën e turistëve dhe imazhin e vendit si destinacion turistik.
“Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat, ku dendësia është e lidhur me stresin, me çmime të cilat vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptarë,” – shtoi ai.
Kryeministri theksoi nevojën për rishikimin e mënyrës së shfrytëzimit të vijës bregdetare dhe për ndërhyrje që synojnë rikthimin e një ekuilibri mes interesit publik dhe veprimtarisë private.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit