Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar, thotë Berisha

23 Shtator 2022 | 12:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se qeveritarët kanë komunikuar me banda kriminale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Dubai, Amerikë Latine dhe Meksikë.

“Ka lidhje direkte me ndërhyrje të hakerat e qeverisë, që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin. Janë me dhjetra e dhjetra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksisë dhe kudo. Unë mund t’ju deklaroj juve, se personalisht Edi Rama, sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar”, theksoi kryedemokrati.

Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se në sulmin kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare të vendit, janë përfshirë hakera iranianë por edhe shqiptarë, rusë dhe serbë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026