Rama krah Veliajt dhe Manastirliut në Asamblenë e Tiranës, zbardhen porositë
Pasi përcaktoi drejtuesit politik të 12 qarqeve dhe të një drejtuesi që do të ketë në fokus diasporën, kryesocialisti Edi Rama nisi pasditen e së shtunës turin e takimeve me prezantimin e këtyre drejtuesve para strukturave të partisë.
Takimi i parë u zhvillua në Tiranë, ku në asamblenë e PS në kryeqytet Rama u shfaq në mes të Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut për të lënë porositë e rastit
Mbledhja më dyer të mbyllura e asamblesë së Tiranës që zgjati rreth 90 minuta, Rama ka lënë disa detyra për tre drejtuesit politik të Tiranës në këtë qark, Veliaj, Spiropali dhe Manastirliu.
Nga anëtarët e asamblesë në veçanti, por edhe gjithë struktura e partisë në përgjithësi është kërkuar një angazhim i shtuar kryesisht me fokus në përgatitjet për zgjedhjet. Gjithashtu është deklaruar se çdo lloj koordinimi që do të kenë strukturat e PS, do e bashkë-ndajnë me drejtuesit e qarqeve.
Ndërkohë, sa i takon detyrave të tre drejtueseve politik ato janë ndarë në këtë formë.
Spiropali do të ketë në fokus të punë së saj bashkitë, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë bashkë me rrethinat e tyre, Manastirliu do të ketë detyrën e koordinimit me strukturat e partisë në këtë qark, ndërsa Veliaj do e ketë fokusin e punës së tij në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municione luftarake dhe lëndë narkotike, në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia