Rama kritikon arrestimin pa gjyq të Veliajt: “Ky nuk është proces demokratik”

19 Shkurt 2025 | 13:39

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin e tij social facebook duke i kthyer përgjigjie komentuesve të tij ku një prej tyre, shpreh kritika se kryeministri nuk ka bërë akoma një zgjedhje përgjatë 12 viteve, të sulmojë drejtësinë apo të ulë kokën përpara saj, duke respektuar kështu pushtetet e pavarura në Shqipëri.

“Po të mos kisha bërë zgjedhjen për të luftuar për një drejtësi të pavarur, kjo që sheh sot ka qenë në programin tonë që kur ishim opozitë. Ishte e paimagjinueshme që drejtësia të godiste deri lart. Që nga krijimi i shtetit shqiptar deri në krijimin e reformës në drejtësi, në një vend ku kurrë një person në lidhje me pushtetin politik nuk ka shkuar para drejtësisë”, tha kryeminstri.

Rama theksoi se deklaratat e tij për drejtësinë nuk janë sulme, por thirrje për respektimin e standardeve demokratike.

Lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Rama argumentoi se një proces i tillë pa një vendim gjyqësor nuk përputhet me parimet e një demokracie europiane.

“Nuk e di çfarë ke parë kur thua sulme ndaj drejtësisë. Nëse e ke për ato që kam thënë unë për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës pa gjyq, kemi nevojë të sqarohemi. Mendoj se të kërkosh standarde demokratike në një proces, aq më tepër për dikë të zgjedhur nga populli i Tiranës që merret nga zyra e çohet në burg pa gjyq nuk është sulm ndaj drejtësisë. Është detyrimi ynë të ngremë zërin sepse ky është një kusht themelor i integrimit evropian, ku drejtësia sundon dhe bëhet drejtësi. Kur nuk ka standarde demokratike në një proces të drejtësisë, jo duhet ta themi, por do e themi me kokën lart dhe zërin plot.

Heshtëm për 5 vite rresht, jo se nuk pamë probleme me ndonjë rast, por heshtëm strategjikisht për të garantuar një atmosferë ku pavarësia e drejtësisë të konsolidohej në një vend ku drejtësia nuk ka pasur kurrë pavarësi. Tani që pavarësia është burim i një vetëbesimi të SPAK dhe GJKKO ne do flasim për forcimin e demokracisë dhe do jemi kritikë sa herë të shkelen standardet demokratike”, u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026