Rama kujton Fatos Nanon: Doli nga burgu duke kërkuar shtet dhe jo hakmarrje!

2 Qershor 2026 | 22:01

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e themelimit të PS-së ka folur edhe lidhur me ish-kryeministrin dhe ish-kreun e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Rama kujtoi periudhën kur Nano u burgos, duke e cilësuar atë si një figurë me kontribut të rëndësishëm për partinë dhe shtetin. Sipas tij, Nano pas daljes nga burgu nuk kërkoi hakmarrje por kërkoi krijimin e shtetit.

“Musai në këtë rast, por kryetarin e vet e pati në burg për disa vite, politikisht të dënuar. Dhe Fatos Nano ka një kontribut të jashtëzakonshëm në faktin, që me sensin e tij të lidershipit dhe me sensin e tij të përgjegjësisë ndaj demokracisë si një ndërtim që kur fillon nga aty nga filloi, është një ndërtim brezash. Nuk doli nga burgu duke kërkuar hakmarrje, por doli nga burgu duke kërkuar shtet.

Shumë herë kam dëgjuar që ne socialistët jemi të butë. Shumë herë kam dëgjuar që ne socialistët nuk jemi si ata. Që ata nuk të falin për sojin e tyre, ndërsa ne sojin tonë nuk i dalim për zot. Shumë herë kam dëgjuar këtë. Po e dini çfarë ndryshimi është ky? Ndryshimi midis mosdaljes së sojit tënd për zot, duke mos u bërë ti drejtësia, dhe daljes së sojit tënd për zot duke qenë ti vetëgjyqësia, është ndryshimi midis Europës dhe mesjetës”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026