Rama largohet nga mbledhja, çfarë ka ndodhur deri më tani në takimin e socialistëve
Gjatë mbledhjes së ditës së parë të (retratit) me drejtuesit dhe ministrat e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit diskutuan për programin zgjedhor të partisë për zgjedhjet e 11 majit.
Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema, raportoi detaje mbi diskutimet në këtë takim.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Partinë Socialiste, pasi drejtuesit politikë të qarqeve janë mbledhur për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe për të dorëzuar listat paraprake të kandidatëve për deputet. Më 12 mars, do të zyrtarizohen kandidatët për deputetë, ndërsa sot pritet të bëhet një diskutim mbi ata që do të përfshihen në listën e hapur të partisë”.
Gazetarja tha se në pjsën e parë të mbledhjes, e cila u zhvillua për rreth dy orë e 15 minuta, ishin të pranishëm ministrat e kabinetit, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryesia e grupit parlamentar të PS-së.
“Mbledhja nuk ka prodhuar vendime të rëndësishme, por ka qenë një mundësi për të diskutuar mbi detyrat e ministrave dhe projektet që do të jenë pjesë e programit zgjedhor të PS-së. Pjesëmarrësit diskutuan për objektivat e këtij viti zgjedhor, duke përfshirë dhe linjat kryesore të fushatës që do të mbahen nga 11 prilli deri më 11 maj. Çdo ministër ka marrë përsipër detyrat dhe projektet që do të kontribuojnë në këtë program”, tha gazetarja Mema.
Kryeministri Rama u largua për rreth 40 minuta nga mbledhja për të zhvilluar një takim tjetër në axhendën e tij, por u rikthye duke vijuar diskutimet me të pranishmit për të finalizuar objektivat që kryeministri u ka caktuar.
“Ndërkohë, pritet që deri në orët e vona të mbrëmjes të kemi më shumë informacion rreth diskutimeve të ditës së parë të (retratit) ndërsa dita e dytë e kësaj mbledhjeje do të zhvillohet nesër, në të njëjtin vend dhe orar,” tha Mema, shtoi Mema.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës