Rama mbështet thirrjen e Grenell për lirimin e Hashim Thaçit

17 Shkurt 2025 | 14:48

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social “X” mesazhin e të dërguarit të SHBA-ve për Misione Speciale, Richard Grenell, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Rama ka mbështetur deklaratat e Grenell, i cili kërkon lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë!”, shkroi Rama në postimin e tij.

Çfarë deklaroi Grenell për Kosovën dhe Thaçin?

Emisari amerikan Richard Grenell ka uruar Kosovën në 17-vjetorin e Pavarësisë, duke e cilësuar këtë moment historik si të lënë nën hije për shkak të padrejtësive ndaj shtetit të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Grenell ka theksuar se Hashim Thaçi, një nga figurat kyçe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duhet të ishte duke festuar në Prishtinë dhe jo pas hekurave në Hagë.

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17-vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, shkroi Grenell.

Hashim Thaçi, së bashku me ish-zyrtarë të tjerë të lartë të UÇK-së, po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që ai i ka mohuar kategorikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026