Rama mbledh administratën: Kjo skuadër do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të administratës shtetërore, për të diskutuar për një projekt për energjizimin dhe profesionalizimin e saj.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se administrata publike është armata jonë pararojë e betejës për anëtarësimin në BE dhe për jetësimin e vizionit.
Rama tha gjithashtu kjo armatë e pazëvendësueshme duhet të hyjë medoemos në një fazë të re energjizimi e profesionalizmi, për të rritur ndjeshëm performancën e Shqipërisë, duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin.
Shefi i qeverisë e krahasoi administratën publike me ekipin e Kombëtares shqiptare, ku secili anëtar mbart një mision, njësoj si lojtarët në Futboll.
“Nuk e kam besuar që administrata jonë do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër kombëtare aq të madhe, sepse të pafundme janë pikat mbi të cilat procesi duhet të kalonte dhe do të na zbardhte faqen me superlative në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë me zë të ulët edhe me disa prej bashkëpunëtorëve, se ky mund të jetë momenti ynë i një sakëlldie të jashtëzakonshme, sepse mund të shfaqemi me dobësira që në Bruksel nuk u fsheh dot.
Edhe unë kam rënë pre e një pjese të perceptimit të përgjithshëm që administrate është një trupë njerëzish parazitë, një trup njerëzish që marrin rrogat dhe nuk bëjnë gjë, etj. Edhe unë mesa duket kisha ndikimin nga ky perceptim.
Procesi i radiografimit të thellë të Shqipërisë përmes 777 prezantimesh, përfundoi me shpejtësi dhe me aq shumë habi në Bruksel për performacnën e skuadrës tonë kombëtare, është siguria më e madhe se ne sot i kemi të gjitha arsyet për të besuar që Shqipëria mund të mbështetet te kjo administratë, mund t’ja dalë objektivit të anëtarësimit më shpejt nga vendet e rajonit, në radhë të parë falë kësaj administrate. Ju kërkoj të gjithëve ta shihni veten si lojëtarët e ekipit kombëtar.
Pavarësisht se kjo skuadër nuk vishet e gjitha njësoj, secili prej jush mbart sot, pikërisht sepse janë pjesë e kësaj skuadre, të njëjtin mision që mbart çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Por në rast se ekipi ynë kombëtar fiton një lojë dhe bën të buzëqeshë gjithë Shqipëria për një mbrëmje, kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë dhe ky është fakt”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq