Rama mbledh deputetët dhe drejtuesit e Bashkisë Tiranë, zbardhen porositë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në orën 18:30 një takim me dyer të mbyllura me deputetë të PS në qarkun Tiranë si dhe me drejtues të bashkisë së kryqytetit.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri ka kërkuar nga deputetët që të jenë prezentë në terren me qytetarët, te identifikojnë problemet me të cilat qytetarët përballen.
Në mbledhje kanë qenë deputetët aktualë dhe ata qe dolën fitues dhe jo fitues ne 11 maj, drejtoret e bashkise Tiranë, administratoret e njësive.
Gjithashtu mësohet se Rama u ka lënë deputeteve dy javë kohë që të dalin ne terren të mbledhin problematikat e qytetareve dhe t’i sjellin në një tjetër takim me të.
Fokusi kryesor ka qenë menaxhimi i hapësirave publike. Ne mbledhje nuk është folur për zgjedhjet ne bashkinë Tiranë.
Po ashtu mësohet se Rama nuk ka shprehur pakënaqësi për Tiranën. Ai ka thënë se Tirana nuk është si Vlora.
“Ne Vlore pashe gjera qe nuk shkonin”, mësohet të jetë shprehur Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh gjithë stafin dhe deputetët
- Rama ndryshon drejtuesit e Partisë Socialiste në Vlorë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona