Rama mbledh punonjësit e kryeministrisë, u shpjegon sa u shkon rroga

30 Mars 2023 | 13:21

Prezantimin e planit për rritjen e pagave kryeministri Rama e nisi nga punonjësit e kryeministrisë të cilëve u bëri me dije se zbatimi i këtij plani do të bëhet i ndarë ne dy faza, një pjesë e rritjes do të reazlizohet tani, ndërsa pjesa tjetër sipas kreut të qeverisë do të planifikohet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. E dini mirë se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë dhe për t’ju thënë që është koha të bëjmë rritje rrogash shumë domethënëse. Do të fillojmë tani dhe pastaj pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe pastaj do vazhdojë. Ndërkohë që për shkak të pagës minimale qe  e kemi rritur, korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë, lart për të thënë që sa do jetë paga e Luljetës dhe e Nexhmijes në fund”, tha Rama.

Rama bëri një parashikim duke u treguyar secilit prej tyre në baze edhe të vjetërsisë së punës se sa do të shkojë paga e tyre.

“Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë. Pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë. Pastaj Rezari 218 mijë lekë. Dhe pastaj Monika 249 mijë lekë.

Kryeministri Rama bërë publik edhe planin për rritjen e pagës minimale në 900 euro deri në vitin 2025”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

Një person është plagosur këtë të diel në lagjen nr. 1 të Korçës, pas një konflikti të ndodhur mes dy shtetasve. Sipas informacioneve paraprake, njëri...
13:41 | 05/07/2026

19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në...
13:28 | 05/07/2026

Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar gjatë përplasjeve në protestën e dy ditëve...
13:13 | 05/07/2026