A do të rriten pensionet? Rama: Janë të lidhura me kontributet

A do të rriten pensionet
29 Mars 2023 | 13:40

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se pensionet janë të lidhura me kontributet kur u pyet nëse këto të fundit do të rriten.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri theksoi se sa më të larta të jenë kontributet ndër  vite nga qytetarët, në bazë të tyre vlerësohen dhe pensionet.

“Pensionet janë të lidhura me kontributet. Nuk janë të lidhura me sa duam që  t’i rrisim por me sa duam. Nëse një vend  për një mijë e një arsye nuk ka siguruar në vite e në vite që kontributet të mblidhen dhe nëse pjesa më e madhe i kanë parë pensionet si gjëja e fundit për të cilën duhet të mendojnë, atëherë  s’kanë si të mendojnë që pensionet e tyre të jenë të larta. Do të bëjmë çmos  që të rikuperojmë pensionet. Është një gropë shumë e madhe për pensionet”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026