Rama mbledh qeverinë pak ditë para sesionit të ri, zbulohen porositë
Pak ditë përpara se të nisë sesioni i ri parlamentar në datat 28 dhe 29 gusht, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ministrat janë njoftuar për një ‘retreat’, që do të mbahet në këto data dhe duhet të kenë gati një analizë të punës dhe objektivave të dikastereve përkatëse që mbulojnë.
Në fund të muajit korrik Rama prezantoi disa ndryshime në qeverinë e tij. Kështu Ervin Hoxha zëvendësoi Taulant Ballën në drejtimin e punëve të Brendshme, Pirro Vëngu mori drejtimin e Mbrojtjes dhe Petrit Malaj, si ministër i Financave.
Sakaq, Taulant Balla, u dekretua ministrit i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku zëvendësoi në këtë post Elisa Spiropalin, e cila mori drejtimin e Kuvendit në vend të Lindita Nikollës që u dorëhoq.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane