“Rama me lopat në dorë!” Dorian Kodra: S’e ka bërë kurrë, po vesh kostumin e Veliajt
Gazetari Dorian Kodra, ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Barometri”, për të folur rreth zgjedhjeve të 14 majit dhe për fushatat e partive politike. Ai tha se në këtë fushatë e kemi parë kryeministrin Rama më afër se kurrë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kodra madje tha se Rama ka filluar të mbjellë edhe pemë, gjë që se ka bërë më parë, vetëm e vetëm për të nxjerrë sa më lart modelin Veliaj.
“Mesa kuptova Dimitris tha se Erion Veliaj duhet të ruajë një distancë me Edi Ramën që të mos marrë përsipër mëkatet e tij. Në këtë fushatë ka ndodhur krejt e kundërta. Ne nuk e kemi parë kurrë Edi Ramën me lopatë në dorë të mbjellë pemë.
Përkundrazi tani jo vetëm Rama, por të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste kanë filluar të mbjellin pemë. Pse? Për të nxjerrë sa më lart modelin Veliaj, sepse deri dje Veliaj ka qenë shumë më lartë se Partia socialiste, në këtë mënyrë, Rama ka shkuar shumë më afër Veliaj”,-tha Dorian kodra për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- PS bën fushatë me Ramën, Çeka “zbulon” strategjinë e gabuar të socialistëve
- Rënia e pëlqyeshmërisë për PS në prill, Deda: Zhgënjim nga premtimet elektorale
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë