“Angazhim kundër trafikantëve”, Rama-Sunak: Objektivi ynë, “mollët e kalbura”

Rama-Sunak
23 Mars 2023 | 19:19

Lufta kundër rrjeteve që mundësojnë kalimin e emigrantëve shqiptarë me gomone nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar ishte fokusi i takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me homologun Rishi Sunak në “Downing Street” të Londrës.

Sunak i rikujtoi Ramës edhe një kërkesë të hershme britanike, kthimin e të burgosurve shqiptarë.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qartazi kanë tashmë një partneritet të fortë dhe presim me padurim të thellojmë këtë marrëdhënie me Ju sot. Vitin e kaluar kemi nënshkruar një komunikatë për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe jam shumë i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim. Do ta diskutojmë këtë më vonë, gjithashtu edhe se çfarë mund të bëjmë më shumë për kthimin e të burgosurve. Por po kështu, ka më shumë kjo marrëdhënia jonë për të folur, që është forcimi i bashkëpunimit tonë ekonomik, tregtisë, sigurisë, sidomos lufta kundër sulmeve armiqësore kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria”, u shpreh Sunak.

Shqipëria dhe Britania kanë bashkuar forcat, tha Rama, për të goditur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëz të pafajshëm të zihen në grepin e këtyre rrjeteve.

“Dua t’ju falënderoj për mundësinë që të theksoj se, ashtu siç jo të gjithë britanikët janë “James Bond” apo “Mr. Bean”, ashtu edhe jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga “Taken”.  Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po kështu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu”, tha Rama.

Ata shqiptarë që përfshihen në aktivitete kriminale, kryeministri Rama i cilësoi si “mollë të kalbura”.

“Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar dhe për të fituar këtë betejë dhe siç e thatë edhe Ju, sa i takon sigurisë ne jemi më shumë se të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë”, u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026