Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Basha dhe Rama anulojnë takimet elektorale
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë anuluar takimet elektorale përgjatë ditës së sotme, pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.
Mësohet se Basha ka anuluar takimin elektoral që do të zhvillonte në qytetin e Fierit.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një mesazh ngushëllues, ku në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se sot në Partinë Socialiste është ditë zie.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë edhe Basha këtë lajm e ka quajtur të trishtë dhe iu ka shprehur ngushëllimet familjes së Bashkim Finos.
Po kështu, qeveria shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare.
Bashkim Fino ndërroi jetën në moshën 59-vjeçare. Ai prej disa ditësh ishte prekur nga COVID-19, betejën me të cilin nuk arriti ta fitonte. Ai ishte një nga figurat më të njohura politike.
Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, kur u zgjodh kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.
Lexoni gjithashtu:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut