‘Rama mund të blejë Bashën, por jo PD-në’, Berisha pritet me ovacione para Kuvendit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premte në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së 10.
Ai është pritur me ovacione nga mbështetës të shumtë demokratë dhe ndërkohë ka qenë i shoqëruar nga deputetët e zgjedhur Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Berisha mbajti edhe një fjalim të shkurtër para demokratëve, ku hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
“Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën, por kurrë PD dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë me aktet prapa shpine që ke realizuar me Lulzim Bashën”, tha Berisha.
Në daljen e tij nga Kuvendi i Shqipërisë Berisha përmendi përsëri se garanton që kjo është një marrëveshje midis Ramës dhe Bashës.
“Çfarë datë është pakti do ia lë historianëve, por garantoj se ajo që ndodhi është marrëveshje midis Ramës dhe Bashës në kurriz të zgjedhësve shqiptar dhe duhet çmontuar,” – u shpreh ish-kryeministri.
Ai theksoi se do të marrë çdo nismë ligjore dhe statutore brenda Parisë Demokratike për ta rikthyer atë në piedestalin që meriton.
Pak më herët mbërriti në ambientet e Kuvendit edhe Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga nga deputeti i Shkodrës, Zef Hila dhe deputetja më e re Andia Ulliri.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha njoftoi mbrëmjen e së enjtes përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Nuk mungoi edhe një reagim nga ambasada amerikane në Tiranë, ku u theksua se vendimi i Bashës meriton respekt.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve