Rama nderon presidentin Macron: E presim Francën me krenari dhe shpresë

16 Tetor 2023 | 22:32

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të hënë në ambientet e Pallatit të Brigadave presidentin e Francës EmManuel Macron.

Lideri francez nuk ishte i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit, por arriti në Tiranë pasditen e kësaj të hëne ku dhe i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Kjo është vizita e parë e Macron në Shqipëri, vizitë të cilën kryeministri Rama e ka vlerësuar duke thënë se “Shqipëria pret Francën me krenari, me shpresë dhe me kënaqësi”

Fjala e plotë e kryeministrit Rama:

“Në historinë e saj të gjatë, Shqipëria ka parë të kalojnë në truallin e saj dhe të përzihen me tallazet e saj turma të panumërta francezësh të njohur dhe më pak të njohur. Në kohët e largëta dhe më pak të gëzuara ishin normadët, në kohët më të hershme dhe më pak të gëzuara turistët, nga sundimi i të cilëve për peizazhet tona dhe kulturën tonë, brigjet tona, vetëm sa ka filluar. Më shumë se 80 mijë vetë, këtë vit. Gjë që na motivon të vazhdojmë përpjekjen e përbashkët për të afruar dy vendet tona duke bërë shkëmbime.

Gjithashtu kemi një lidhje akoma më të fortë përmes fluturimeve direkt mes Francës dhe Shqipërisë. Ndoshta Shqipëria ka pasur francezë të interesuar që ta njihnin, megjithatë ajo deri më sot nuk e ka pritur kurrë Francën. Sigurisht që një prani si ajo e Francës nuk mund të finalizohet vetëm me vizita zyrtare. Ajo merr gjithë kuptimin e saj, vetëm kur kryetari i shtetit që e mishëron jashtë dhe jep impulsin e lë në të njëjtën kohë gjurmën.

Mjafton të shohim agjendën e kësaj vizite për të kuptuar marrëdhëniet tona në fusha si ekonomia, fushën e arteve vizuale, kinemasë apo artit bashkëkohor. Duke ju pritur ju sot zoti president, Shqipëria pret Francën me krenari, me shpresë dhe me kënaqësi. Kjo është një ndjesi e thellë që ka rrënjët e veta në histori”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026