34-vjetori i PS, Rama: Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi në këtë oborr
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën përshëndetëse në përvjetorin e 34-të të Partisë Socialiste tha se PS nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësisë që vijnë pas fitoreve prandaj nuk lodhet së fituari.
Ai vlerësoi deputetë e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit si një harmonizim të eksperiencës me prurjet e reja.
“Nuk i jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive që vijnë pas fitoreve. Prandaj nuk lodhemi së fituari, sepse nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi. Shumë gjerë duhen bërë me mire sepse kjo fitore është e lidhur me një besim të jashtëzakonshëm për ta udhëhequr vendin drejt BE. Kemi një skuadër të re me 83 deputetë, kemi harmonizim të eksperiencës me prurjet e reja”, tha Rama.
Në fjalën e tij përshëndetëse Rama nuk harroi batutat për socialistët vjetër Dade dhe Ruçi.
“Zysha (Arta Dade) ty shyqyr që të kemi, edhe shokun Gramoz sigurisht. Sa herë e shoh shokun Gramoz në këtë oborr kuptoj që jemi në rrugën e duhur. Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi në këtë oborr, po atëherë s’do jem as unë, kështu që shihni e bëni”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme