Rama në Britaninë e Madhe: Shqiptarët s’e sollën drogën këtu, por gjetën tregun
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe është ndalur sërish tek çështja e emigranteve të paligjshëm dhe paragjykimi që u bëhet atyre.
Kreu i qeverisë u shpreh se kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun.
‘Na vjen shumë keq! Nuk do të lidhim partneritetin strategjik që kemi me një vend si Britania. Ne kemi një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë. Unë nuk mendoj se jeta është interesante, kur jeton për të thënë fjalë të bukuar që në fakt nuk i mendon. Shoh jo vetëm fjalë por edhe vepra nga kryeministri britanik. Ka diçka mjaft të rëndësishme që po ndodh që e kemi kërkuar prej shumë kohësh. Gjithnjë kemi thënë na duhet ët ndërtojmë një portë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale. Pas bisedës sime me kryeministrin në telefon kjo po ndodh. Problem im nuk është se shqiptarët vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët.
Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet ti lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët. Komuniteti shqiptarë-britanik është fantastik. Të jesh nën trysninë e disa mollëve të kalbur që janë përballë. Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun. Nëse homologët britanikë do të na dëgjojnë, kjo do të jetë shumë e suksesshme. Por ti veçosh shqiptarët!’- u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Lufta e solli në vete BE-në, me ne është treguar hipokrite
- Sekuestrohet vila e ish-gruas së Arben Ahmetaj në Palasë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë