Rama në Durrës: Shqipëria e sotme është rezultat i punës së PS-së

25 Maj 2026 | 18:07

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë pasdite në Durrës në një event me rastin e hapjes së ciklit të takimeve me socialistët për 35-vjetorin e PS-së.

Rama u shpreh krenar për Partinë Socialiste, duke thënë se rrugëtimi i Shqipërisë është njësuar me rrugëtimin e saj. Sipas tij, nëse Shqipëria është sot një Shqipëri tjetër, kjo vjen si meritë dhe vepër e socialistëve.

Ai tha se PS është bërë zëdhënësja e nevojave të vendit dhe njëkohësisht forca që i ka adresuar ato ndërsa theksoi se kjo parti mishëron dhe garanton stabilitetin, duke shtuar se Partia Socialiste ishte ajo që e ringriti Shqipërinë nga rrëzimet e mëdha dhe kur vendi kishte nevojë për kurajo për të ndërmarrë reformat e nevojshme ia dah kurajon dhe i beri reformart

Sipas tij, nëse sot Shqipëria është më pranë se kurrë Bashkimit Europian, kjo vjen vetëm për një arsye të madhe: forca, përkushtimi dhe puna e PS-së.

Ai shtoi se PS tashmë është kthyer jo vetëm në forcë fituese, por dominuese në Durrës, Krujë, Shijak dhe në të gjithë qarkun e Durrësit, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e fundit kjo forcë politike ka arritur rezultatin më të mirë ndonjëherë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Partia Socialiste ka shënuar në ADN-në e saj atë që e bën një forcë “të patjetërsueshme dhe të pazëvendësueshme”, duke e lidhur këtë me raportin e saj me të shkuarën si asnjë forcë tjetër politike.

Sipas tij, që në themelimin e saj, PS është kujdesur të përcaktojë qartë se është një parti antifashiste, liberale dhe e lidhur ngushtë me vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare, e cila sipas Ramës e vendosi Shqipërinë në krahun e duhur të historisë.

Nga ana tjetër, ai theksoi se PS ka të regjistruar në ADN-në e saj, që në hapat e parë, edhe raportin me atë pjesë të së shkuarës që lidhet me diktaturën komuniste. Rama u shpreh se të tjerët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë edhe sot komunistët dhe jo komunizmin si sistem, ndërsa PS, sipas tij, ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë, por ka refuzuar komunizmin për atë që ai ka prodhuar.

Rama nuk i kurseu as thumbimet ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke u shprehur se nuk është rastësi që sot, në anën tjetër vazhdon të mbijetojë, sipas tij, një “mbeturinë e komunizmit” në krye të asaj që e quajti “gabimisht opozitë”, ndërsa shtoi se forma më e keqe e komunizmit është komunisti antikomunist.


Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026