Rama në Impiantin e Ferrokromit në Elbasan: Për njerëzit e punës, asgjë e pamundur
Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të mërkurë më 1 maj Elbasanin. Ai bëri një vizitë në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome, ku sipas tij me investimet e reja sigurohet respektimi i të gjitha standardeve mjedisore dhe sociale, si detyrim i të gjitha sipërmarrjeve që ta mbrojnë dhe të mos ndotin hapësirën tonë të përbashkët.
Në fillim të fjalës së tij ai ka uruar të gjithë punëtorët për 1 majin duke thënë se me punë asgjë nuk është e pamundur në Shqipëri.
“U uroj të gjithë njerëzve të punës, njerëzve që besojnë te puna, ata që provojnë se përmes punës asgjë nuk është e pamundur në këtë vendin tonë të bekuar, që nga maja e maleve deri te fushat e begata te Shqipërisë. Urimi im është që çdo njeri i punës të ketë vetëm bekime dhe shëndet.
Sot na solli këtu premtimi i mbajtur i kompanisë pas një udhëkryqi dhe një ngërçi të krijuar si rezultat i një reagimi legjitim i komunitetit dhe reagim legjitim i institucioneve për të ndalur hermetizmin, duke vendosur të gjithë filtrat e nevojshëm. Kompania e kishte në plan ta bënte këtë investim por nga ana tjetër për ne ishte e domosdoshme që ky investim të vendosej nga kompania si prioriteti numër 1.
Unë thash se nëse kjo përfundonte në 1 maj ne do të vinim për ta përuruar, sepse ky është një fat dhe ja ku jemi, që të shikojmë jo vetëm rezultatin e këtij investimi, por të gjithë transformimin e bërë për të rritur cilësisht kushtet e punëtorëve”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe