Rama në MB: Si do ta përdorim Inteligjencën Artificiale për të rritur sigurinë
Kryeministri Edi Rama prezantoi ministren e re të Brendshme Albana Koçiu ku nuk i kurseu kritikat për mënyrën si ka funksionuar deri tani kjo ministri.
Ai u shpreh se ministrja e re e Brendshme do të duhet të sjellë ndryshim rrënjësor në këtë ministri edhe përmes implementimit të Inteligjencës Artificiale.
“Ministrja ka demonstruar aftësi drejtuese dhe mbi të gjitha motivim të njerëzve me të cilët ka punuar. Ajo do të duhet të udhëheqë përshkallëzimin dhe futjen e Inteligjencës Artificiale edhe këtu. S’e kam fjalën për të krijuar një diell polic këtu, por që të rrisim parametrat e sigurisë në tërësi. Siguri e lartë në rrugë, kamera inteligjente në të gjitha qytetet e mëdha dhe rrugët nacionale, siguri më e madhe në shkolla, videoregjistrim të të gjithë veprimtarisë në shkolla që do të jenë në dispozicion të policisë sa herë të jetë e nevojshme, siguri në mbrojtjen e territorit përmes survejimit ajror me dronë inteligjentë”, tha Rama mes të tjerash.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama kritikë administratës së Brendshme: Jeton në një kohë orare tjetër
- Betohet qeveria Rama 4, mbahet ceremonia në Presidencë
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona