Rama në Ohër për ‘Ballkanin e Hapur’, takon Dritan Abazoviç

7 Qershor 2022 | 19:24

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër ku të mërkurën mbahet takimi i radhës i Ballkanit të Hapur.

Rama ka postuar në Twitter një foto ku shfaqet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazoviç, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë kryeministri i Malit të Zi njoftoi bashkimin e shtetit të tij në nismën e Ballkanit të Hapur.

Tashmë, në këtë nismë do të jenë 4 shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në nismën Ballkani i Hapur.

Kurti i ka dërguar një letër Kovaçevskit, ku shprehet se Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026