Rama në OKB: Serbia të njoh Kosovën, koha që të zhbllokohet ngërçi

24 Shtator 2022 | 18:25

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Kreu i qeverisë theksoi se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e mbështetur nga SHBA dhe BE.

“Serbia duhet të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të punojnë me kurajë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të miratojnë një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu nuk është vetëm rruga më e mirë, por është rruga e vetme dhe e patjetërsueshme për t’u marrë me këtë çështje sado që të vështira të duken”- nënvizoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026