Rama: Nëse nuk ka paqe me Serbinë, nuk garantohet qetësia në Veri të Kosovës

12 Tetor 2023 | 11:30

Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij që po mban në foltoren e Kuvendit në seancën plenare që po mbahet për rezolutën në Veri të Kosovës tha se nëse nuk garantohet paqja me Serbinë nuk do të garantohet as qetësia në Veri.

Ai theksoi se KFOR do të vazhdojë të rri në Kosovë deri kur dialogu i normalizimit me Serbinë të jetë kryer me sukses.

“Mua kjo mënyrë e qasjes ndaj një problemi kaq serioz më duket një alibi për ta mbajtur gjallë burimin e konfliktit, jo si një shqetësim logjik, për sovranitetin e Republikës së Kosovës, garanti më i fortë që është prania e NATO-s e jo turma e sherrxhinjve. KFOR nuk është një ushtri pushtuese në Kosovë. KFOR është njësia e çlirimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës, apo nuk e mbani mend këtë. Kur tjetri ta ruan shpinën dhe mbase të ka shpëtuar dhe kokën ekziston mundësia që fillon e të gënjen mendja sikur rreziku nuk ekziston më, dhe të duket se ai po të spiunon.

KFOR do të vazhdojë të rri në Kosovë deri kur dialogu i normalizimit me Serbinë të jetë kryer me sukses. Çfarë garancish ka që vrasja e Bunjakut nuk do të përsëritet. Si mund të garantohet qetësia atje nëse nuk garantohet paqja me Serbinë. Paqja bëhet me armikun jo me vëllanë. Pse duhen harxhuar kaq shumë kohë në një rrugë kaq zhgënjyese. Sovraniteti shtetëror i Kosovës mund të lëndohet prej kësaj rrugë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026