Rama: Neveri të cilësohet Haradinaj tradhtar i kombit, ka humbur vëllezërit në luftë

12 Tetor 2023 | 11:35

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në seancën e posaçme për Kosovë në Kuvend i cilësoi të neveritshme sulmet ndaj Ramush Haradinajt në rrjetet sociale, pas publikimit të një video ku ai shihet duke trokitur gotat me përfaqësuesit e Listës serbe.

Rama u shpreh se vetëm në sajë të Haradinajt dhe komandantëve të tjerë të UÇK që kanë bërë luftën e vërtetë me Serbinë fashiste, ata që e etiketojnë sot tradhtar të kombit kanë këtë liri që po gëzojë duke shpifur në rrjetet sociale, e cila është siç tha edhe e tepërt.

“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër. Ndërsa me Albinin nuk kam pasur kurrë asnjë problem personal, madje e kam kënaqësi të bisedoj me të, por me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore, se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar. Gjithashtu, fakti se me Ramushin kemi pasur krisje, nuk ka si më pengon të shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të shpërndarë përmes tastierave të luftës civile dixhitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës serbe. E dini si është puna, Ramush Haradinaj si çdo komandant tjetër që ka parë gjakun e vërtetë në fytyrën e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë fashiste, dhe si çdo luftëtarë që ka fituar luftën me armë të vërteta, nuk ka si ta ketë problem të trokasë gotat me deputetë serbë të Kosovës në prani edhe të mediave, se mund të ishte në ambient privat dhe prapë të sulmohej me këto mjete mizerabël kineze duke u futur në rreth si tradhtar i kombit. Turpi i mbuloftë ata që sot e harrojnë se pa qindra mijëra Ramushët e UÇK s’do gëzonin lirinë  e shprehjes deri në abuzim që kanë sot”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026