Rama nga Berati: Në Shqipëri ka mundësi për të gjithë

16 Nëntor 2022 | 20:04

Nga Berati, kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish çështjes së largimit të shqiptarëve nga vendi.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të jetë e largët koha kur në atdhe do të ketë më shumë kthime sesa largime.

“Të bësh një zgjedhje për të provuar veten në një vend tjetër është e natyrshme. Por ama të thuash që unë do shkoj në një vend tjetër se këtu nuk ka mundësira kjo nuk është e vërtetë. Patjëter që ka mundësi dhe ka gjithmonë e më shumë mundësi për të gjithë ata që duan t’i shikojnë”, tha ai.

Kryeministri nuk la as pa sulmuar opozitën, të cilën e konsideroi të shitur. Përpara beratasve, ai kërkoi distancim ata që i konsideroi farë të keqe.

‘Kush e mbron me krenari shqipërinë dhe kush është krenar për emrin shqiptar nuk mund të përzihet me këtë lloj fare të keqe e cila sic ju thashë ka mbirë në 1912 dhe nuk i ndahet këtij vendi dhe nuk ka për t’ju ndarë deri kur shqiptarët, jo një shumicë por të tërë të ndahen prej kësaj fare”, theksoi Rama.

Rama u shpreh i prerë për ndërtimin e Portit të Durrësit. Sipas tij, projekti do të ketë ndikim në ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim

Komisioni Europian vlerëson se Reforma në Drejtësi ka forcuar qëndrueshmërinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, por evidenton se vijojnë përpjekjet për ndikim të padrejtë ndaj...
19:18 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026