Rama nga Milano: Shqiptarët e Italisë janë përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut
Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Milano një takim me bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të bashkimit me Europën.
Rama tha gjithashtu se shqiptarët në Itali janë përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut, vendit tonë e Italisë.
“Një përqafim të gjithëve kudo janë nga kjo arenë e mrekullueshme ku flamujt kuqezi dhe tre ngjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e përjetshme mes dy popujve që i ka bashkuar një det i tërë historie. Shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Europën.
Ju, jo politika as media as biznesi. Ju jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut. Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër e Shqipërisë së re. Dje kjo dukej gjëja më e pamundur në botë kur u bëtë mbartësit e peshës tronditëse të misionit historik”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë