Rama: Nis çlirimi rrugëve kombëtare, asnjë rraqe nën qiell të hapur

7 Gusht 2025 | 16:33

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi për sistemimin e hapësirave përgjatë rrugëve kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se po përcaktohet një kufi tërheqjeje për subjektet që ndodhen pranë akseve kryesore, ndërsa thekson se asnjë objekt apo material i vendosur jashtë kritereve nuk do të tolerohet.

“Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur.” -shkruan Rama.

Kjo nismë është pjesë e programit të zgjeruar “Rilindja Urbane 2.0”, që përveç pastrimit dhe sistemimit të hapësirave, parashikon edhe gjelbërimin e tyre në bashkëpunim me vetë subjektet private.

“Sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0, do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë.”– shkruan më tej kreu i qeverisë.

Rama shton se qëllimi është që hapësirat përreth rrugëve kombëtare të mos trajtohen më si zona të shpërfillura.

“Duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt.”-përfundon Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026