Rama nis vizitën zyrtare në Londër, pritet të takohet me Rishi Sunak
Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën zyrtare në Londër. Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë disa takime me zyrtarë në Britaninë e Madhe.
Në mesditë do të takohet me kreun e Kuvendit britanik. Në orët e pasdites, Rama do ta zhvillojë takim me homologun e tij, Rishi Sunak.
Pas takimit në orën 16:00, kryeministrat do të kenë një deklaratë për mediat. Në takim pritet të diskutohet për çështjen e emigrantëve të paligjshëm por edhe marrëdheniet mes dy vendeve.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen pikat e mëposhtme:
Si po i përgjigjet Shqipëria agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës?
Ku beson Tirana se Kina përbën kërcënimin më serioz?
Si mund t’i përgjigjen më mirë vendet evropiane migracionit të paligjshëm dhe të kontrollojnë më mirë fluksin e njerëzve?
Si ndikohet rajoni i Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe si mund të kontribuojë në sfidat e sigurisë të paraqitura nga lufta?
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë