Rama niset drejt SHBA-ve më 14 shtator, zbulohet arsyeja e vizitës 1 javore
Shqipëria pritet të nis nga 1 shtatori Presidencën e saj të dytë të Këshillit të Sigurimit të OKB. Lidhur me këtë zhvillim të rëndësishëm kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA-ve më 14 shtator.
Burime bëjnë me dije se vizita e kryeministri Rama në SHBA pritet të zgjasë 1 javë, 14 me 21 shtator.
Lidhur me marrjen e Presidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria, reagoi këtë të enjte dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Përmes një deklarate për media Xhaçka theksoi se Shqipëria e merr këtë detyrë të rëndësishme në një kohë tepër të vështirë në arenën globale, por theksoi se tashmë vendi ynë ka eksperiencën e duhur për të patur një performancë të suksesshme.
“Kjo Presidencë shqiptare e Këshillit të Sigurimit vjen në një moment vërtetë të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash e konfliktesh shumë serioze, që nga Ukraina e deri tek kriza e pasigurisë së ushqimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe politikave që ndjek Rusia, që nga Jemeni, Sudani e Lindja e Mesme në tërësi, e deri tek kriza e pasiguria që mbizotëron sot në Sahel.
Është pra një moment, që si kurrë më parë, ka nevojë për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar, e veçanërisht të Këshillit të Sigurimit për të garantuar paqen e sigurinë në botë, për të garantuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB. Mbajtja e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, i jep vendit tonë mundësinë që të përcaktojë në një masë të madhe, sigurisht në konsultim të ngushtë me aleatët e partnerët, se cila do të jetë agjenda e Këshillit për muajin e shtatorit, se cilat janë ato çështje që do të marrin vëmendjen e Këshillit, cilat janë ato situata që do të përfitojnë nga angazhimi i Këshillit të Sigurimit.
Sigurisht, që ndryshe nga janari 2022, kur u ulëm për herë të parë në Këshillin e Sigurimit, ne sot i qasemi Presidencës sonë me avantazhin e një eksperience të vyer të akumuluar gjatë këtyre 20 muajve të fundit, por edhe me avantazhin që na jep në sytë e aleatëve e partnerëve performanca tejet e suksesshme e profesionale që kemi pasur gjatë këtij mandati”, tha Xhaçka.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë