Rama: Një ditë do kemi një ministër IA, nuk kanë kushurinjë për të futur në punë

18 Korrik 2025 | 11:49

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe startup-eve këtë të premte në Berat, u ndal tek siguria kibernetike dhe transformimi digjital në Shqipëri.

Gjatë një diskutimi për teknologjinë dhe të ardhmen digjitale të vendit, kryeministri u ndal te potenciali i Inteligjencës Artificiale në administratë dhe kontrollin e territorit.

“Ne kemi dronët, që i kemi marrë për të kontrolluar vendin tonë, ne kemi satelitët. Ajo që na mungon është një sistem informacioni që të përpunohet në kohë reale. Nuk ka nevojë për inspektor në territor. Me atë sistem mund të marrim në kohë reale të dhënat dhe me IA të sjell 1, 2, 3, 4 dhe kjo mund të bëhet…”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se shumë shpejt mund të vijë dita kur edhe vetë qeveria ose ministrat të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.

“Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh IA, ministrin mund ta kesh IA, s’ka as kushërinj për të futur në punë. Nuk mund të them që ky është synimi ynë, por është e pafundme kjo botë”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, teknologjia do të mundësojë sisteme që e monitorojnë territorin në detaje.

“Mund të kemi sisteme që të tregojnë për territorin, sa karrige të vë jashtë ose ku mund të parkoj”, theksoi kryeministri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026