Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj
11 Shtator 2025 |
13:13
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të 4.
- Belinda Balluku – Vazhdon të ushtrojë detyrën si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës.
- Albana Koçiu – Emërohet në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën. Më herët drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
- Elisa Spiropali – Merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas Igli Hasanit. Ajo vjen nga posti i drejtueses së Kuvendit.
- Petrit Malaj – Mbështetet sërish për të vijuar mandatin në krye të Ministrisë së Financave.
- Blendi Gonxhja – Emërohet Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit. Ai vjen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe pason Mirela Kumbaron.
- Sofjan Jaupaj – Kalon nga pozita e zëvendësministrit në drejtimin e plotë të Ministrisë së Mjedisit.
- Mirela Kumbaro – Kalon në drejtimin e Ministrisë së Arsimit, pasi më parë drejtonte Ministrinë e Turizmit.
- Evis Sala – Emërohet Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke ardhur nga Italia.
- Delina Ibrahimaj – Do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Më parë ishte në krye të Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
- Diella – Pjesëmarrësja e parë virtuale në qeveri, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Do të angazhohet në fushën e prokurimeve publike, me një mandat për të ndikuar në përshpejtimin e proceseve qeverisëse.
- Besfort Lamallari – Emërohet Ministër i Drejtësisë, duke marrë stafetën nga Ulsi Manja, i cili do të udhëheqë Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
- Pirro Vengu – Vijon mandatin e tij si Ministër i Mbrojtjes.
- Andis Salla – Emërohet në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Deri tani ka qenë kryetar i Bashkisë së Cërrikut.
- Ervin Demo – Merr postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, në vend të Arbjan Maznikut.
- Majlinda Dhuka – Rikonfirmohet në rolin e Kryenegociatores së Shqipërisë në procesin e integrimit.
- Adea Pirdeni – Vazhdon detyrën si Zëvendëskryenegociatore e Shqipërisë.
- Toni Gogu – Emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona