Rama para Parlamentit Izraelit: Shqipëria, vendi që mbrojti hebrenjtë

26 Janar 2026 | 16:54

Kryeministri Edi Rama, duke folur këtë të hënë para Parlamentit të Izraelit, theksoi rolin historik të vendit të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u bërë një nga vendet e rralla që strehoi hebrenjtë gjatë periudhës së Holokaustit.

“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar brenda territorit të saj. Gjatë Holokaustit, kur nazistët u përpoqën t’i marrin, shqiptarët thanë se mund t’u merrnin floririn, por hebrenjtë nuk i nxirrnim. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria,” tha Rama.

Duke vazhduar fjalën e tij mbi traditën e strehimit të të rrezikuarve, Rama nënvizoi se Shqipëria i ka ofruar strehim dhe mbrojtje edhe kombeve të tjera në nevojë, duke përmendur rastin e iranianëve, të cilët sipas tij, u bënë shkak për sulme të ashpra kibernetike që rrezikuan infrastrukturën digjitale të vendit. Ai theksoi se strehimi i personave që ndodhen në rrezik nuk është një vendim pa pasoja, por një akt që shpesh shoqërohet me kosto dhe rreziqe të larta.

“Këtë e kemi bërë dhe me kombe të tjera. Nuk është arsyeja pse kemi dhënë mbrojtje dhe mijëra iranianëve. Nuk është diçka që e kemi bërë pa risk. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik nuk është veprim pa rrezik, përkundrazi. Ne i rezistuam sulmeve që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale dhe u këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që të mos reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit,” shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026