Rama përmendi daljen nga Arbitrazhi, avokati analizon pasojat: Do jenë të rënda
Avokati dhe njohësi i të drejtës ndërkombëtare Isuf Shehu, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania, deklaratata e kryeministrit Rama për daljen nga Gjykata e Arbitrazhit, pas gjyqit të humbur me biznesmenin Francesco Becchetti.
Shehu tha se dalja nga Arbitrazhi do të ketë pasoja të rënda për shtetin shqiptar pasi investitorët e huaj nuk do të kenë garanci ndaj vendimeve arbitrare të qeverisë nëse investojnë.
“Ne mund të dalim nga gjykata ndërkombëtare por pasojat do të jenë shumë të rënda edhe për ato procese që kanë ndodhur deri dje, palët mund t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit, sepse lidhe me efektin e marrëveshjes në kohë, që do të thotë që gjykata do të jetë kompetente për ato raste që konflikti ka ndodhur që marrëdhënia me këtë gjykatë ka qenë në fuqi. Që do të thotë nëse ka një konflikt që ka ndodhur para datës së sotme secila prej kompanive mund t’i drejtohet gjykatës edhe sikur ditën e nesërme mos ta njohim atë si organizatë.
Për sa i përket konflikteve që mund të lindin ditën e nesërme kjo ka për të patur pasoja për investitorët e huaj gjë që do të thotë se do të ketë pasoja për investimet që vijnë në Shqipëri pasi nuk do të ketë garanci nga vendimet arbitrare të autoriteteve shqiptare.
Kështu që pasojat do të jenë më të rënda se sa pasojat që ne do të kemi nga humbja me një kompani”, tha Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë