‘Rama po e përdor shtetin si Whatsapp’, Abilekaj debaton me Ndrecajn
Analisti Enton Abilekaj dhe juristi Plarent Ndrecaj kanë debatuar në lidhje me çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, për akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Abilekaj u shpreh se ky rast tregon se kryeministri Edi Rama e përdor shtetin.
“Rasti i Ilir Metës tregon që Rama tallet me shtetin, e përdor si whatsapp-in e vet. Ky është problemi që kemi. Jam dakord të hetohet Ilir Meta, të dalë edhe nga politika. Problemi është që Meta neve na shërben për të kuptuar se çfarë marrëdhënie ka shteti me pushtetin. Nuk ka shtet, ka rënë në në një pushtet personal të një njeriu. Të shqetëson ty kjo?”, tha Abilekaj.
Ndërsa, Ndreca nuk ndau të njëjtin qëndrim me analistin.
“Nuk më shqetëson sepse nuk është kështu si the ti. The që Autoriteti i Dosjeve e ka marrë nga Rama, ku e di këtë ti? Ti po bën deduksion. Fakti është kur ti ke një dokument apo provë që Rama ia ka kërkuar këtë gjë Autoritetit të Dosjeve”, deklaroi ai.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve, ashtu siç e kishte paralajmëruar pak javë më parë.
Meta sqaron se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion, ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Ai hedh edhe akuza ndaj Ramës, ku shprehet se kemi të bëjmë me një shantazh politik.
Ndërsa, Autoriteti i Dosjeve thotë se akuzat e Metës janë të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë