Rama poston deklaratën e James Rubin: Fajësimi i UÇK-së do të ishte tragjedi

29 Tetor 2025 | 20:44

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, në podcastin Balkans Debrief, lidhur me gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë theksoi se lutet që ata të mos shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë deklaratën e Rubin, duke shkruar: “LIRIA KA EMËR. Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi.”

Rubin e cilësoi një vendim të tillë si “tragjedi për njerëzit që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e tyre”, duke shtuar se një shpallje fajtorësh pa prova do të ishte një “plagë e madhe për sistemin ndërkombëtar të drejtësisë”.

Rubin ka dhënë më parë dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Ai ka theksuar se shpallja fajtorë e udhëheqësve të UÇK-së do të dëmtonte narrativën historike të luftës për liri dhe do të krijonte precedentë të rrezikshëm për gjykatat ndërkombëtare në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026