Rama publikon pamjet: Droni Bajraktar kap momentin kur ndizet një zjarr i qëllimshëm
Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të hënë pamje ku sipas tij kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, e evidentuar nga dronët e Forcës Ajrore.
Rama shkruan se të ndezësh një zjarr me qëllim nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës dhe të ardhmes së fëmijëve.
Kreu i qeverisë shkon më tej duke propozuar që zjarrvënia të barazohet me vrasjen në Kodin Penal.
“Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”, shkruan Rama.
Kujtojmë që disa zona në vendin tonë po përballen me flakët, ku gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë ende aktive.
Postimi i plotë i Ramës
“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme, të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal. Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme,” shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona