Rama: Rrëshqitjet në aksin Librazhd-Prrenjas janë çështje gjeologjike, jo korrupsion

26 Shkurt 2026 | 12:25

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama u ndal mbi situatën e aksit Librazhd–Prrenjasi, ku ka pasur rreshqitje dheu. Rama tha se është e gabuar që kjo ngjarje lidhet me korrupsionin, ndërkohë që është një çështje gjeologjike.

“Po flasin për rreshqitjen në rrugën e Librazhdit, por një rreshqitje shumë më dramatike është nga ana tjetër e kufirit, dhe tenxheret e Greqisë nuk kanë asnjë ngjashmëri me këtë fenomen këtu, ku edhe toka lëviz për shkak të korrupsionit. Ndërkohë, në atë aks po realizohet një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës, e cila do të jetë një tjetër krenari e kësaj qeverie. Ju kujtohet rreshqitja e rrugës Korçë–Ersekë: brenda afatit, rruga u riparua totalisht me fondet e sipërmarrësit dhe sot rruga është e shqiptarëve. Ndodh dicka që nuk duhet të ndodhë, por këto nuk janë fenomene të pazakonta; ato ndodhin kudo. Ndryshimi është se në Portugali, Suedi, Itali apo Greqi këto janë çështje gjeologjike, ndërsa këtu përfshihet shpesh termi ‘korrupsion’. Në këtë lavazh mediatik, këto gjëra besohen: mendohet se makinat e ministrisë lahen me qumësht dallëndyshe, ndërkohë që dallëndyshet vriten me pushkë nga një tjetër ministër, ose mendohet se dikush shet jastëkë dhe dikush tjetër ka treqind shtëpi. Prandaj edhe vetë zorraxhinjtë e lavazheve, për shkak se kanë shpërlarë kaq gjatë dhe trurin e tyre duke përsëritur këtë refren, i besojnë korrupsionit në Shqipëri. Budallallëpsen kur bëhet numerimi i votave, mendojnë se do të fitojnë, por prapë u del Noc Rroku. Kjo zhurmë është dëmtuese për shoqërinë dhe për Shqipërinë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026