Rama: Sasi e madhe nafte dhe gazi është zbuluar në nëntokën shqiptare

5 Korrik 2022 | 10:59

Kryeministri Edi Rama nga Holanda, ku zhvilloi një bashkëbisedim me biznesmenë holandezë që punojnë në Shqipëri, tha se një zbulim i rëndësishëm në nëntokën shqiptare do të ndikojë jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.

Rama solli në vëmendje faktin që kompania e madhe holandeze SHELL është duke punuar aktualisht në vendin tonë. Ai theksoi se SHELL ka zbuluar një sasi të madhe nafte dhe gazi që siç tha do të luajë rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës.

“Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në  vendin tonë SHELL-in. Kemi shumë shpresë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik, dhe pse jo me atë rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që SHELL po arrin të realizojë në vendin tonë. Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026