Rama: Shërbimi Informativ Kombëtar t’i bashkohet SPAK në luftën ndaj korrupsionit
Kryeministri Rama tha në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste se për sa kohë të jetë ai në krye të partisë socialsite dhe të qeverisë, SPAK nuk do të gjejë pengesë në rrugën e tij.
Madje ai tha se si kryeministër ai pret që edhe organi i Shërbimit Informativ Kombëtar t’i bashkohet luftës që SPAK po i bën korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Jo vetëm nuk ka shans që sa të jem unë këtu, kjo qeveri dhe kjo parti të pengojnë SPAK apo Gjykatën Speciale që të bëjnë luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por unë pres që edhe Shërbimi Informativ Kombëtar, t’i bashkohet thelbësisht kësaj lufte, duke u transformuar me forcën e të drejtës që i jep detyra e së vërtetës, vetë profesionalizmi që kërkon misioni, nga një dispaçeri kombëtarë thashethemesh me shkrim ku duhet të lexosh 1000 faqe për të gjetur një fletë me informacion kuptimplotë brenda zyrave të shtetit apo rreth zyrave të shtetit.
Duhet të jetë një tjetër krah i domosdoshëm, i fuqishëm i organeve të drejtësisë bashkë me policinë e shtetit për të bërë sa më rezultative këtë fazë të re luftës kundër korrupsionit e pa diskutim edhe kundër krimit të organizuar. Organet e reja të drejtësisë nuk kanë rënë nga qielli, as nuk kanë ardhur me aeroplan nga Uashingtoni apo nga Brukseli dhe nuk do të kishin lindur nëse ne Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk do t’i kishim sjellë në jetë, kush parapërfyturon diçka tjetër, ja fut kot”, -tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama në Asamblenë e PS: Qasja jonë është që të mos përzihemi me drejtësinë e re
- Rama: Ligji për investimet strategjike të ndryshojë, jo fshatra turistik pa hoteleri
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë