Rama: “Shqipëria 2030” do udhëhiqet nga novacioni, Diella do të sjellë transparencë

29 Shtator 2025 | 11:13

Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të zhvilluar sot, deklaroi se vizioni strategjik për “Shqipërinë 2030” do të mbështetet në inovacion, teknologji dhe integritet.

Në qendër të këtij transformimi është “Diella”,  platforma e re e inteligjencës artificiale që, sipas Ramës, do të sjellë revolucion në mënyrën se si menaxhohen tenderat publikë në vend.

“Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Si një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë. Më lejoni të them që Shqipëria nuk po përqafon vetëm të ardhmen por ta bëjë pjesë të saj, Diella nuk është një lodër. Përmes saj kemi shndërruar atë që ka qenë domein i së mjegulltës. Jemi të bindur që do të jemi në gjendje që do të ofrojmë përmes Diellës, për t’i bërë tenderat publik, të hapur e transparent dhe integritet siç nuk është parë më parë.

Kryeministri theksoi se përfshirja e inteligjencës artificiale në qeverisje nuk është vetëm një hap teknologjik, por pjesë e një vizioni më të gjerë kombëtar për të çuar vendin drejt një modeli modern të zhvillimit.

“Guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e jona dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë 2030 është i rrënjosur në integritet novacion dhe shkencë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të...
09:53 | 17/07/2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026