“Rama sinjale se do ta zgjerojë pushtetin”, Qafoku: Ka që janë vetofruar si ministra

4 Shtator 2025 | 22:15

Gazetari Roland Qafoku komentoi në emisionin Now në Euronews Albania pritshmëritë për qeverinë e re të Edi Ramës në mandatin e katërt.

Qafoku tha se Rama ka punuar me mbi 60 ministra duke u nisur nga parimi se asnjë ministër nuk duhet të rrijë më shumë se 5 vite në pushtet, me përjashtime të vogla.

Ai tregoi se ka persona që i janë vetofruar Ramës për të qenë pjesë e qeverisë së re, ndërsa theksoi se me dy emërimet në Hipotekën e Vlorës dhe nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Rama ka dhënë sinjale se do ta zgjerojë pushtetin.

“Ministrat që kanë qëndruar mbi 5 vjet në qeveritë e Ramës Kumbaro, Manastirliu, Balluku.

Duket sikur Rama do të përsërisë atë që bëri Nano në 97, t’i jap pushtet për të bërë shtet. Edhe pse dy emërime nuk tregojnë shumë si kreu i hipotekës së Vlorës dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë, janë sinjale se ai do ta zgjerojë pushtetin. Kam informacione se ka edhe nga ata që janë vetofruar te Rama; unë mund ta bëjë këtë ndaj jam gati të vihem në dispozicionin tënd”, tha Qafoku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026