Rama: SPAK një ishull i vetëm, evazioni fiskal fle në Prokurorinë e Tiranës

7 Maj 2024 | 11:43

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të martë një mbledhje të hapur për media me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Në fokus të fjalimit të tij, kryeministri pati reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Rama theksoi se SPAK  është një ishull i vetëm që po thyen mitin e pandëshkueshmërisë në vend. Ai bëri apel që dhe prokuroritë dhe gjykatat e tjera të vendit të dalin nga errësiara dhe t’i bashkohen standardeve të prokurorisë dhe gjykatës speciale.

Shefi i qeverisë nënvizoi se Prokuroria e Tiranës është kthyer në një mbështetëse të atyre personave që kryejnë evazion fiskal dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit, duke mos hetuar dhe mbyllur dosjet që ndodhen aty.

“Çfarë duhet të bëjmë ne, unë, ju, Partia Socialiste që drita e tunelit 100 e kusur vjeçar të pandëshkueshmërisë së të pushtetshmëve të këtij vendi, të zgjerohet përtej ishullit të SPAK dhe Gjykatës Speciale. Është një ishull, sistemi i drejtësisë jashtë atij ishulli është “pfff”. Rasti i evazorëve që kanë marrë strehim ekonomik-politik në Prokurorinë e Tiranës, është ulëritës por jo i vetmi. Përpara disa ditësh pamë rastin e dhënies së një prone shtetërore mijëra hektarëshe, të destinuar për zhvillimin energjitik të vendit, një subjekti privat pa letra, vetëm me dëshmitarë. Nëse filloj numëroj mund t’ju mbaj deri nesër. Prandaj zgjerimi i fuqisë së drejtësisë përtej ishullit të SPAK është i domosdoshëm”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026