Rama sulmon opozitën nga Elbasani: Katastrofë ambulante që mund të pengojë rrugën europiane

10 Maj 2026 | 13:30

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në asamblenë e Partisë Socialiste në Elbasan, ka komentuar situatën politike në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke hedhur akuza ndaj opozitës.

Rama e cilësoi opozitën si “një katastrofë ambulante”, ndërsa tha se vakumi i krijuar prej saj mund të mbushet me energji negative që, sipas tij, mund të pengojë rrugën europiane të vendit.

“Vakumi i krijuar për shkak se opozita zyrtare është një katastrofë ambulante mund të mbushet me negativitet dhe me një energji që mund të na pengojë në këtë rrugë. Këtu nuk është çështja e aritmetikës, as se kemi përpara zgjedhje, sepse ne nuk kemi përpara zgjedhje, përveçse në vitin e ardhshëm kur do të bëhen zgjedhjet vendore, por ato kanë rëndësinë e tyre, por nuk vënë në pikëpyetje shumicën tonë prej 83 mandatesh”, tha Rama.

Rama tha se qeveria ka miratuar një sërë ligjesh të kërkuara në kuadër të integrimit.

“Ne kemi kaluar 27 ligje që ishin një paketë vetëm për negociatat, sepse i kemi në tavolinë të gjitha detyrat. Janë pafund masa dhe afate për të përputhur legjislacionin me standardet e Bashkimit Europian. Nga këto 27, shtatë ishin me 84 vota”, tha ai.

Sipas Ramës, nëse shumica parlamentare do të kishte qenë më e ngushtë, negociatat me BE-në do të ishin bllokuar.

“Tani e përfytyroni ju sikur ne të kishim 75 mandate dhe të tjerët kishin molotovarët, se ku do ishim sot ne? Atëherë po, do na ishin bllokuar negociatat, sepse do na ishte bllokuar parlamenti”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se votat e marra nga Partia Socialiste kanë shërbyer për të garantuar forcën e nevojshme në Parlament për realizimin e procesit të negociatave me Bashkimin Europian.

“Prandaj duheshin ato vota. Prandaj unë insistoja që na duhet, na duhet, na duhet dhe prandaj ne duhet t’i puthim duart të gjithë atyre që na i dhanë ato vota, jo për këto karrige, por për atë forcë që ato vota kanë në Parlament, që ne t’i realizojmë negociatat”, deklaroi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026