Rama takim me gratë në Korçë: Përfaqësuesja e komunitetit rom do jetë në qeveri
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së shtunës një takim me gra dhe vajza në qytetin e Korçës.
Rama vlerësoi rolin e grave në jetën e vendit ndërsa theksoi se numri i grave që drejtojnë ndërmarrjet aktive në Shqipëri sot është 30 për qind, ndërsa objektivi i PS është që të ketë edhe 10 mijë gra dhe vajza më shumë në PS.
Ai vlerësoi kandidaten rome të Delvinës, Ina Majko e cila siç tha edhe nëse nuk do të jetë pjesë e Kuvendit do të jetë pjesë e qeverisë.
“Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e shkëlqyer e cila përfaqëson gratë dhe vajzat e margjinalizuara, që jo vetëm mund të jetë një zë shumë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por të jeni të sigurta që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit