Rama takon Hashim Thaçin në burgun e Hagës

10 Maj 2022 | 12:05

Kryeministri Rama ka mbërritur në burgun e Hagës për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e bëri të ditur vetë ai, përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare në Facebook, ku tregon se po futet në ndërtesën e burgut të Hagës.

Kjo vizitë vjen në ditën kur po zhvillohen seancat e radhës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ata po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Në këtë aktakuzë të re, Prokuroria Speciale ka rënduar akuzat ndaj katër ish-zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetë Thaçi gjatë seancë së sotme deklaroi se është i pafajshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026