Rama uron shqiptarët për ditën e Çlirimit: Festë e madhe

29 Nëntor 2023 | 08:22

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë.

Urimin Rama e ka bërë përmes një njoftimi në Facebook.

Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazistë në vitin 1944, por ka diskutime nëse është çliruar në 28 apo 29 nëntor.

Politika në këtë aspekt është e ndarë, pasi të djathtët e festojnë ditën e Çlirimit në 28 nëntor, bashkë me ditën e Pavarësisë, ndërkohë që të majtët njohin 29 nëntorin si ditë të Çlirimit.

Por kur e majta erdhi në pushtet në vitin 1997, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit, pasi me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.

Ditën e sotme pritet të ketë festime patriotike dhe organizime të shumta në nder të kësaj dite.

Reagimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026